Scientists report ‘groundbreaking’ black hole findings from the Event Horizon Telescope – watch live

Sot është ditë feste për njerëzimin! Më 10 prill 2019 në ora 15.00 sipas kohës në Kosovë u shpall, për herë të parë në historinë e astronomisë, imazhi spektakular i vrimës së zezë gjigande, që gjendet në qendër të galaktikës Messier 87. Masa e saj është sa 6.5 miliard masa të Diellit tonë dhe është njëra prej më të mëdhave në Univers. Diametri i horizontit në buzë të vrimës (aty ku vrima e zezë e përpinë çdo materie si dhe vetë dritën; Ang. Event Horizon) është 40 miliard km, ndërsa largësia e saj prej Tokës është mbi 50 milion vite drite.
Fotografitë e para të sintetizuara nga shënimet nga rrjeti i 8 teleskopëve trë fuqishëm të quajtur Event Horizon Telescope, e dëshmuan edhe një herë se fenomenet e gravitacionit, që i shpiegonte Albert Einstein para 100 vitesh janë të sakëta. Shikoni konferencën për media për këtë ngjarje nga National Science Foundation, që sapo ka përfunduar.

Category:

UNIVERSE

Comments are closed.