A Day in the Life of a Primary School Teacher

10
Published on 04/05/2019 by

Për këtë fundjavë kemi zgjedhur një video për praktikat e avancuara të edukimit në shkollën fillore. Këtë video e kanë bërë pedagogët e Worchester University nga Britania e Madhe, duke treguar, përmes një shembulli konkret, qasjen e tyre në procesin e edukimit, metodologjinë dhe praktikat e rekomanduara, teknologjinë e përdorur në shkollë, si dhe aspektet tjera.

Duke e shikuar këtë video, pashmangshëm na imponohen një varg pyetjesh, p.sh.:

  • Edhe pse në shkollat tona nuk kemi kushte të një niveli si në këtë shkollë britaneze, a mund të zbatojmë edhe ne praktika të ngjashme të punës me nxënës?
  • Cilat prej praktikave të kësaj mësuese më pëlqejnë dhe do ti bëja me dëshirë edhe unë?
  • Cilat prej praktikave të mia janë më të efektshme se ato që i bënë mësuesja në video?

Çka mendoni ju rreth kësaj? A keni ndonjë koment?

Category