A word from Publilius…

838
Published on 20/11/2019 by

Një sirian i vogël 12 vjeçar do të nxihet rob nga ushtarët romak kah mesi i shek. I para erës së re dhe do të bihet në Romë. Pronari i tij romak sigurisht që e ka dashur dhe respektuar meçurinë e këtij djaloshi, andaj dhe do t’i dhurojë  lirinë dhe do t’i mundësojë të edukohet. Më pas ky djalosh, emri i vërtetë i të cilit nuk dihet, do të thirret Publilius Syrus dhe do të bëhet shkrimtar, dramaturg dhe mendimtarë i jashtëzakonshëm dhe shumë i respektuar në Romë.

Ato që kanë mbetur nga veprimtaria e tij janë një numër i madh thëniesh proverbiale, të quajtura në latinishte “sententiae”, që konsiderohen margaritarë të mençurisë dhe urtësisë njerëzore.

Në vijim janë edhe disa thënie tjera, që janë aq të bukura, të sakta dhe të thukta, që me shumë dëshirë i përktheva nga gjuha angleze:

  1. Anyone can hold the helm when the sea is calm. (Gjithkush mund ta mbajë timonin e anijes kur deti është i qetë.)
  2. Where there is unity there is always victory. (Aty ku ka unitet gjithmonë vie fitorja.)
  3. The judge is condemned when the criminal is asquitted. (Gjykatësi është fajtori kur kriminelin e shpallë të pafajshëm.
  4. He who spares the bad injures the good.(Ai që e kursen të keqin, e lëndon të mirin.)
  5. He who has lost honor can lose nothing more. (Ai që e ka humbue nderin nuk ka çka të humbë më shumë.)
  6. From the errors of others, a wise man corrects his own. (Nga gabimet e tjetrit, njeriu i mençur i përmirëson të vetat.)
  7. A good reputation is more valuable then money. (Reputacioni i mirë është më i vlefshëm se paraja.)
  8. It is a bad plan that admits of no modification. (Është plan i keq ai që nuk duron asnjë ndryshim.)
  9. Take care that no one hates you justly. (Bëj kujdes që askush të mos të urrejë me të drejtë.)
  10. Never promise more than you can perform. (Kurr mos premto më shumë se që mund të bësh.)
  11. We die as often as we lose a friend. (Ne vdesim sa herë që e humbasim një shok.)
  12. Admonish your friends privately, but praise them openly. (Jepi këshilla shokëve të tu vetëm për vetëm, privatisht, por lavdëroi haptas para të tjerëve.)
  13. The happy man is not he who seems thus to others, but who seems thus to himself.(Njeri i lumtur nuk është ai që duket i tillë në syte e të tjerëve, por që duket i tillë për vetveten.)
  14. An angry man is again angry with himself when he returns to reason. (Njeriu i hidhëruar hidhërohet përsëri ne vetëvete kur i kthehet arësyes.)
  15. It is only the ignorant who despise education. (Vetëm injoranti e nënçmon edukimin.)
  16. No one knows what he can do until he tries. (Askush nuk e di se sa është në gjendje të bëjë derisa nuk e provon.)
  17. Practice is the best of all instructors. (Ushtrimi është mësuesi më i mirë.)
  18. It is better to learn late than never. (Është më mirë të mësosh më vonë se asnjëherë.)
  19. The wounds of love can only be healed by the one who made them. (Plagët e dashurisë mund të shërohen vetëm nga ai/ajo që i ka shkaktuar ato.)

Për më shumë për veprën e Publilius Syrus mund të gjeni në vegzën në vijim: https://bit.ly/2rX7348

 

 

 

Category