Adam Smith or Ibn Khaldun – The Father of Modern Economics?

65
Published on 28/05/2019 by

Adam Smith, i lindur në Skotlandë (1723 – 1790), konsiderohet themelues i ekonomisë moderne, mirëpo një shkencëtar tjetër, Ibn Khaldun, i lindur në Tunizi (1332-1406), që ka jetur rreth 400 vite para tij, në librin e tij Muqaddimah (Shqip: Hyrje) http://bit.ly/2EoEXSJ , i ka shpieguar parimet themelore të ekonomisë, si që janë:

  • Jo dukati por puna është burim i mirëqenies.
  • Një grup punëtorësh që i ndanë punët në mes vete, mund të prodhojë më shumë të mira se sa që janë nevojat e atij grupi.
  • Një mall që gjendet në treg me sasi të vogla e ka çmimin e lartë.
  • Çmimet e mallrave zbresin nëse çmimi i transportit të tyre zvoglohet. Etj.

Mbetet pyetje e hapur se a ka ditur Adam Smith për teoritë e Ibn Khaldun dhe për librin e tij për ekonominë.

Vepra dhe jeta e Ibn Khaldunit është e dokumentuar shumë mirë në autobiografinë e tij. Ai ka qenë i filosof i njohur i mesjetës së hershme dhe ka qenë i pranuar në rrethet shkencore evropiane si babai i shkencave të historiografisë, sociologjisë, ekonomisë dhe demografisë. Përmendet edhe kontributi i tij në lëmenjtë e darvinizmit shoqëror dhe supozohet edhe të darvinizmit biologjik.

Natyrisht që Adam Smith, në veprën e tij të njohur mbi ekonominë “The Welth of Nations” (Shqip: Mirëqenia e kombeve), këto çështje i ka trajtuar më me hollësi dhe më gjerësisht se ky kolegë dhe paraardhës i tij.

Category