Ancient Greek Quotes to Strengthen Your Character

462
Published on 24/02/2020 by

Duke i parë përpjekjet që po bënë Kyeministri i ri Albin Kurti, së bashku me ekipin e tij, para ca ditësh e bëra një postim, duke e krahasuar atë me Aristotelin dhe Sokratin. Sot kërkova pak dhe gjeta këto thënie të baballarëve të qytetrimit që i kanë qëndruar dy mileniume dhe që ende ndriçojnë si margaritarë të mendjes njerëzore.

  1. Karakteri i mirë nuk krijohet për një javë ose një muaj. Krijohet pak nga pak, ditë për ditë. Duhen përpjekje të parreshtura dhe durim. – Herakliti
  2. Një jetë pa sprova nuk e vlenë të jetohet. – Sokrati
  3. Asgjë që ka vlerë dhe asnjë zbulim nuk e kam bërë rastësisht, të gjitha i kam arritur me punë. – Platoni
  4. Kur të na mbërthejnë momentet më të errëta duhet të fokusohemi për ta parë dritën. – Aristoteli
  5. Njeriu ideal i përballon aksidentet e jetës me dinjitet dhe hirësi, duke bërë atë çka mundet më së miri në rrethanat e krijuara. – Aristoteli
  6. Ne nuk mund të jetojmë më mirë se aq sa jemi përpjekur për tu bërë të mirë. – Sokrati
  7. Shikoni, sekreti i lumturisë nuk gjendet duke kërkuar më shumë, por duke e zhvilluar aftësinë për tu kënaqur me pak. – Sokrati
  8. Atë çfarë do të lësh prapa nuk është ajo që është e gdhendur në monumentet e gurit, por ajo që është e endur në jetët e të tjerëve. – Perikleu
  9. Nuk do të mund të bësh asgjë ne jëtë pa kurajo. Kjo është cilësia më e lartë e mendjes, pas nderit. – Aristoteli
  10. Njerëzit janë si plehu. Ose ju ndihmojnë për të lulëzuar dhe rritur si person, ose ju ndalojnë rritjen e ju bëjnë të vyshkeni dhe vdisni. – Platoni
  11. Lehtësisht e falim një fëmijë që frikësohet nga terri, por tragjedi e vërtetë e jetës është kur njerëzit frikësohen nga drita. – Platoni
  12. Kushtoja kohën leximit të shkrimeve të njerëzve tjerë, ashtu që lehtas të përfitosh nga ajo që të tjerët e kanë fituar me shumë mund. – Sokrati
  13. Mençuri e vetme e vërtetë është të dish se nuk di asgjë. – Sokrati
  14. Përsosmëria morale vie si rezultat i shprehisë. Bëhmi njerëz të drejtë kur bëjmë vepra drejtësie, bëhemi të përmbajtur kur bëjme vepra përmbajtësie, bëhemi trima kur bëjmë vepra trimërie. – Aristoteli
  15. Rrënjët e edukimit janë të idhëta, por fryti është i ëmbël. – Aristoteli
  16. Kujdes nga shterpësia e një jete frenetike. – Sokrati
  17. Askush nuk bën të jetë diletant në çështjen e ushtrimeve fizike. Është turp të plakesh pa e parë se sa i bukur dhe i fortë mund të jetë trupi yt. – Sokrati
  18. Nuk ka vlerë vetëm të jetosh jetën, por të jetosh si njeri i drejtë. – Sokrati
Category