Artificial Intelligence, the History and Future – with Chris Bishop

13
Published on 04/04/2019 by

A mund të mendojë një makinë? Kjo ishte një pyetje thelbësore, që para 90 vitesh e bënë Alan Turing, matematikan në Universitetin e Cambridge dhe themeluesi i shkencave kompjuterike bashkëkohore.
Sot këto shkenca, po kulmojnë me avancimet e papara deri tash në sferat e inteligjencës artificiale (I.A.), sepse makinat me I.A. po mësojnë vet të bëjnë punë të ndërlikuara, bile duke ia kaluar njeriut si në aspektin e shpejtësisë, ashtu edhe në e efikasitet e ndonjëherë edhe në zgjidhje të problemeve që njeriu nuk ka mundur ti zgjidhë asnjëherë. 
Kjo teknologji duhet ti shërbejë njeriut dhe shpresojmë se ashtu do të ndodhë në të ardhmen. Mirëpo, nëse këto makina të mençura do të fitonin një shkallë të lartë të autonomisë së mendimit dhe veprimit, a ekziston rreziku që të kthehen kundër njeriut. p.sh. nëse ato një ditë do të konstatojnë se njeriu është qenie me aftësi dhe inteligjencë të kufizuar dhe si i tillë i panevojshëm, andaj duhet eliminuar?
Këto çështje i rajton Christopher Bishop, Drejtor i Microsoft Research Cambridge, Profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Edinburgh-ut dhe antëra i Darwin College në Cambridge.

Category