Ben Franklin (Documentary)

276
Published on 18/01/2020 by

Benjamin Franklin (1706-1790) është njëri prej baballarëve të Amerikës, burrështetas dhe diplomat i kalibrit të lartë, shkencëtar dhe zbulues inventiv, mirëpo asnjëherë nuk është zgjedhur president i SHBA-ve.

Ai ka qenë anëtarë i ekipit prej 5 autorëve të deklaratës së pavarësisë: John Adams nga Massachusetts, Benjamin Franklin nga Pennsylvania, Thomas Jefferson nga Virginia, Robert R. Livingston nga New York dhe Roger Sherman nga Connecticut. Gjithashtu ka marrë pjesë në përpilimin e Kushtetutës së SHBA-ve.

Është emëruar në postin Postmaster General (udhëheqës i parë i përgjithshëm i Shërbimit Postar të SHBA- United States Postal Service).

Në fushën e shkencave the teknikës, ai e ka zbuluar rrufepritësin që ende sot përdoret, furrën me efiçiencë të lartë, syzat bifokale, instrument muzikor të ngjashëm me harmonikën, etj.

Ka qenë personalitet poliedrik me kulturë, dituri dhe me virtyte të larta njerëzore.

Category