ChangSchoolTalks 2015: Stephen Downes

581
Published on 23/01/2020 by

Duke u përpjekur ta parafrazoj Stephen Downes në këtë ligjëratë tejet frymëzuese për edukimin, që i then të gjitha paragjykimet dhe hapë rrugë për paradigmë të re në këtë fushë, thjeshtë po i evidentoj përshtypjet e mia dhe po citoj pjesë të ligjëratës, për ata që eventualisht nuk kanë mundësi ta përcjellin në anglishte:

Modelet aktuale të edukimit janë duke dështuar, andaj, cili model do të duhej të ishte zgjidhje për edukimin? Si ndikon teknologjia në formësimin e modelit të edukimit në të ardhmen?

Versionet e reja të modeleve të ndërtuara nga modelet e vjetra gjithashtu nuk prodhojnë rezultate të reja.

Mirëpo a do të ishte më mirë të heqim dorë fare nga çfarëdo modeli, e të përqëndrohemi në vlera humane, funksionale dhe praktike, që duhet të ofrojnin edukimin e vërtetë.

Kështu do të viem te koncepti i “të mësuarit të vet-organizuar (ose vetëmësimi)” ose te koncepti i mësimit personal, jo e mësimit të personalizuar, sepse mësimin e personalizuar na servon dikush tjetër.

Ligjërata vazhdon me prezantimin e konceptit të konektivizmit si mënyrë përmes së cilës ne mësojmë, duke komunikuar me njëri-tjetrin, duke shpërndarë eksperiencën tonë dhe duke mësuar prej eksperiencave të të tjerëve. Së pakut tash i kemi rrjetet shoqërore që mundësojnë këtë lloj të eksperiencës vet-edukative.

Nxënësi në qendër to botës së rrjetëzuar tashmë po kthehet në shkathtësi, shkathtësi të re, shkathtësi të rrjetëzimit.

Dhe në fund të kësaj ligjërate frymëzuese për edukimin, Stephen Downes , përfundon:

Pra çka mendojmë kur po themi se neve na nevojitet edukimi? Çka mendojmë kur themi se ne na nevojitet më shumë mësim? Jo, nuk na nevojitet më shumë dituri të përmbajtjeve. Jo, nuk na nevojiten njerëz që dinë më shumë gjëra. Por na nevojiten njerëz që janë të aftë për të punuar, për të mësuar dhe lartësuar veten në shoqëri që bazohet në demokraci, në liri, në autonomi, duke zgjedhur vet qëllimet personale, duke u përpjekur të fisnikërojnë vlerat personale duke qenë të lirë, në cilëndo mënyrë që ata vet e mendojnë lirinë.

Category