Coronavirus Q&A | Separating fact from fiction

915
Published on 27/01/2020 by

Koronavirusi, që rishtas u shfaq në Kinë dhe tashpërtash po përhapet edhe në vende të tjera të botës, e sulmon sistemin e frymëmarrjes.

Simptomat fillestarë duken shumë të zakonshëm, pacienti do të ndjejë sikur është ftofur, kollitet dhe teshtinë, mirëpo kur virusi arrinë të shumohet në organizëm, atëherë këto simptome rëndohen shumë.

Personi i infektuar me koronavirus mund të mos ketë simptome se është i infektuar deri në 14 ditë pas ditës së infektimit, mirëpo ai, gjatë gjithë kësaj kohe, është burim infeksioni për të tjerët.

Gjatë kësaj kohe të inkubacionit personi i infektuar mund të infektojë shumë njerëz pa e ditur fare se po e bënë këtë.

Këto veçori e bëjnë këtë virus shumë të rrezikshëm, sepse përhapet pa u vërejtur dhe në mënyrë tinzare.

Andaj rekonadohet që të merren këto masa mbrojtëse-preventive:

  • Përdorimi i maskës për frymëmarrje;
  • Larja dhe dezinfektimi sa më i shpeshtë i duarve me sapunë dhe ujë të nxëhtë;
  • Kursesi të mos preket fytyra (hunda, sytë, goja) me duar që nuk janë të pastra dhe të dezinfektuara mirë;
  • Të mënjanohet qëndrimi në vende ku ka shumë njerëz, autobusë, restorante, kafehane etj.;
  • Nëse keni flamë, ju shkon hunda ose keni zjarrmi, patjetër duhet të izoloheni nga anëtarët e familjes dhe të lajmëroni Shërbimin Spitalor të Emergjencës, (Nr. tel. i ndihmës urgjente është: 194), në mënyrë që ata të vinë të përgatitur me mjete të nevojshme mbrojtëse me automjetin e ambulancës.

Ende nuk është gjetur bari kundër këtij virusi, prandaj në spital, pacientit do ti ipet ndihma e nevojshme profesionale për të mbështetur dhe forcuar sistemin vetanak të imunitetit të pacientit. Për këtë shkak, më të rrezukuar nga ky virus janë pleqt dhë fëmijët e vegjël.

Category