Dua Lipa – Swan Song (From Alita: Battle Angel) [Official Music Video]

205
Published on 02/11/2019 by

“Kënga e mjellmës” e shkruar nga Dua Lipa dhe një grup bashkëautorësh https://bit.ly/32eZtP3 , sipas Duas ka për qëllim të na tregojë të vazhdojmë përpjekjet, të mos ndalojmë kurrësesi. Ajo kërkon që të ndrisim zërin për atë që mendojmë se është e drejtë. Gjithashtu, kënga prekë një problem shumë më të madh, sëmundjen HIV. Alita (personazh i filmit fantastiko-shkencor, “Alita: Battle Angel” (Alita: Beteja e Engjëllit), është heroinë që lufton për të drejtat e njerëzve të margjinalizuar dhe kundër padrejtësisë në shoqërinë tonë.

Kënga e mjellmës

Unë, nuk mund të gënjej, kam frikë të hap sytë

Sepse çka nëse nuk do të shoh asgjë, asgjë?

Çfarë qëllimi kanë buzët e mia nëse nuk ju ndihet pipëtima? Oh

Ç’kuptim ka të mos bësh asgjë, duke parë që po rrënohet gjithëçka?

[Para-kori]

Po flakëron gjithandej, ndërsa koha po kalon, po mbaron

Po i shoh vetëm, oh, diamantet, diamantet duke u shkrumuar

Nuk do të heshtë, nuk do të heshtë

Sepse të heshtësh është sikur të vdesësh

Nuk do të heshtë, se tashmë po flakëron gjithandej

[Kori]

Kjo nuk është, nuk është kënga, kënga e mjellmës

Kjo nuk është, nuk është kënga, kënga e mjellmës

Ne duhet të qëndrojmë, duhet të qëndrojmë sonte

Kjo nuk është, nuk është kënga, kënga e mjellmës, zhytja e mjellmës

Po, është një jetë e re

[Vargu 2]

Fantazi reale, sikur të ishte për tu besuar, oh

Ç’kuptim ka të mos bësh asgjë, duke parë që po rrënohet gjithëçka?

[Para-kori]

Po flakëron gjithandej, ndërsa koha po kalon, po mbaron

Po i shoh vetëm, oh, diamantet, diamantet duke u shkrumuar

Nuk do të heshtë, nuk do të heshtë

Sepse të heshtësh është sikur të vdesësh

Nuk do të heshtë, se tashmë po flakëron gjithandej

[Kori]

Kjo nuk është, nuk është kënga, kënga e mjellmës

Kjo nuk është, nuk është kënga, kënga e mjellmës

Ne duhet të qëndrojmë, duhet të qëndrojmë sonte

Kjo nuk është, nuk është kënga, kënga e mjellmës, zhytja e mjellmës

Po, është një jetë e re

[Intermexo]

Vallëzo rëndë rreth meje

Vallëzo rëndë rreth meje

Vallëzo rëndë

Vallëzo rëndë rreth meje

Vallëzo rëndë, vallëzo

[Kori]

Kjo nuk është, nuk është

Kënga (Vallëzo rëndë), kënga e mjellmës (Vallëzo)

Kjo nuk është, nuk është

Kënga (Vallëzo rëndë), kënga e mjellmës (Vallëzo)

Ne duhet të qëndrojmë, duhet të qëndrojmë sonte (Vallëzo rëndë)

Kjo nuk është, nuk është kënga, kënga e mjellmës, zhytja e mjellmës

Po, është një jetë e re

[Outro]

Është një jetë e re

Përkthimi: A.S.Dida

Category