Ernest Shackleton’s ship Endurance found beneath Antarctic ice | ABC News

377
Published on 10/03/2022 by

Lajm spektakular!

U gjetën mbetjet e anijes me vela “Endurance”, të ekspeditës më të famshme në Antarktik, të udhëhequr nga eksploruesi Anglo-Irlandez Sir Ernest Shackleton. Kjo është edhe njëra prej historive më të pabesueshme të shpëtimit të të gjithë 28 anëtarëve të ekspeditës. Kjo ekspeditë, që ka ndodhur në vitet 1014-1917, është dokumentuar në mënyrë brilante nga fotografisti Frank Hurley, kështu që sot kemi edhe 32 fotografi origjinale të kësaj aventure madhështore të njeriut, që është një histori monumentale e kureshtjes, këmbënguljes, durimit, qëndrueshmërisë dhe shpirtit eksplorues të njeriut.
Në linkun në vijim: https://bit.ly/3687bBS janë fotografitë e Frank Harley dhe pjesët nga ditari i tij, nga kjo ekspeditë që janë bërë me teknikën kulminante të kohës që kishte elemente teknike të fotografisë me ngjyra.