Europe Bans Single-Use Plastic!

11
Published on 28/03/2019 by

Me një vendim gati unanim, Parlamenti evropian votoi për ndalimin e përdorimit të ambalazhit plastik për një përdorim (qeset, shishet, pipat, etj.). Ky vendim e ka edhe afatin e zbatimit të plotë, më së largu deri në vitin 2021. Ky vendim duhet festuar sepse tregon përkushtimin serioz të Evropës për mbrotjen e natyrës.
Tash e ka rradhën Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, që sa më shpejt të ndërmarrin hapat e duhur për të aprovuar një vendim të tillë edhe te ne. Përveç mëkëmbjes së mjedisit tejet të ndotur në Kosovë, kjo do ti hapte mundësitë e reja për kompanitë tona që do të mund të gjenin shansin në prodhimin e ambalazheve nga materialet e riciklueshme. 
Por mbi të gjitha, një vendim i tillë do të kishte efekt shumë pozitiv në ngritjen e vetëdijes qytetare për mjedisin. 

Category