For the love of Physics – Professor Walter Lewin, M.I.T.

812
Published on 27/03/2015 by

Kjo ligjëratë është një shembull i shkëlqyeshëm i artit të mësimdhënies, është njëra prej ligjëratave që mbahen në mend tërë jetën! Gjatë demonstrimit të eksperimenteve të veta, Profesori Walter Lewin performon si një artist i vërtetë i skenës.

Në pjesën e fundit të ligjëratës, që është ligjërata e tij e fundit në M.I.T., Profesori tregon se si i ka përgatitur ligjëratat e veta, duke ushtruar dhe përsëritur ligjëratën para amfiteatrit të zbrazët të fakultetit në orët e hershme të mëngjesit. Kështu në bënë të kuptojmë se sa shumë punë duhet bërë për një lëgjëratë që i bënë studentët të brohorisin e duartrokisin prej gëzimit.

Këtë video e kam përkthyer në shqip me zë, ndërsa origjinalin mund ta shihni në linkun në vijim: https://bit.ly/2QIEIeJ .

P.s. Të frymëzuar nga arritjet teknologjike dhe ndikimet transformative të tyre në metodat e reja pedagogjike, si që janë konstruktivizmi e konektivizmi, ekipi i autorëve dhe dizajnerëve të ZGJOIT i ka punuar 4 libra dhe një doracak pedagogjik për kl. 1, 2, 6 dhe 7, që për fat të keq janë hedhur poshtë nga MASHTI në tenderat e tyre të korruptuar për libra shkollor të viteve 2019 dhe 2020. Andaj ju sugjerojmë që t’i shfletoni këta libra, sepse sinqerisht mendojmë se janë risi e llojit të vet në arsimin tonë.

Librat mund t’i shkarkoni falas nga menyja DOWNLOAD BOOKS dhe mund ti shpërndani pa asnjë kufizim. Komentet e juaja në Facebook ose LinkedIn, i presim me shumë kurreshtje (mos harroni të bëni tag në #agronsdida).

Category