Germany: The world’s first major renewable energy economy

11
Published on 06/04/2019 by

Dokumentari 30 minutësh i TV Offener Kanal Magdeburg i kushtohet energjive të ripërtëritshme në Gjermani dhe në botë.
1. Derisa Qeveria e Kosovës ende vazhdon me përpjekjet për të ndërtuar termocentralin me thengjill Kosova e Re, si një projekt që do të sigurojë energji për vendin në të ardhmen, Qeveria gjermane që moti ka vendosur ti mbyllë të gjitha centralet nukleare në vitin 2022 dhe ato po mbyllën përgjithmonë!
2. Derisa projektet e termocentraleve ndërtohen për së pakut 4 vite, projektet me kapacitete të njejta ndërtohen për 1 vjet! 
3. Derisa ne nuk kemi pothuaj fare energji të ripërtëritshme (rreth 3%), Gjermania ka arritur të ketë 36% të energjisë së konsumuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë që në vitin 2017!
4. Derisa në këtë fushë jetike për qëndrueshmërinë e shtetit, e tërë bota po i përcjellur gjermanët, e disa shtete edhe ia kanë kaluar atyre, ne po shkojmë në drejtim të kundërt! 
5. Derisa në të gjitha shtetet e botës, ministritë përkatëse dhe rregullatorët e energjisë janë duke i favorizuar energjitë e ripërtëritshme, te ne ato as që trajtohen seriozisht. Ne jetojmë sikur të ishim në një kohë tjetërapo në një planet tjetër!

Category