How aspirin was discovered – Krishna Sudhir

426
Published on 16/01/2020 by

Historia e zbulimit të aspirinës fillon që nga Sumerët para 4000 vitesh, kur ata e kanë vërejtur se dhembjet e ndryshme mund të shërohen duke i përdorur pjesët e drurit të shelgut! Edhe Hipokrati, para 2400 vitesh ka rekomanduar çajin nga gjethet e shelgut si bar për zbutjen e dhenbjeve.

Për hir të vërtetës, pas hulumtimit që e bëra e vërejta se në këtë video, përndryshe shumë edukative, mungon pjesa e historisë së këtij bari gjatë mesjetës, ose më saktësisht gjatë kohës së artë të shkencës në vendet ku shkruhej e mësoheshin shkencat në alfabetin arab, ku para 1000 vitesh, mjeku i mjekëve, Ibn Sina (në Evropë i njohur si Avicena) jo vetëm që tregon për vetitë anti-inflamatore të acidit të acetil salicilit (që është baza e aspirinës moderne), në veprën e tij monumentale “Kanuni i medicinës”, ai jep udhëzime të hollësishme për përgatitjen e këtij medikamenti, veprimet terapeutike anti-inflamatore, dozimin dhe mënyrën e përdorimit të tij. Burimi: Avicena Journal of Phytomedicine, “Avicenna’s Canon of Medicine: a review of analgesics and anti-inflammatory substances”, https://bit.ly/2NA32ut .

Category