How to speak so that people want to listen | Julian Treasure

40
Published on 16/04/2019 by

Komunikimi njerëzor është shkathtësi që njeriu e kultivon tërë jetën e vet. Sapo të lind, fëmiu do të komunikojë me nënë e vet, me anëtarët e familjes, pastaj në shkollë e kështu me rradhë.

Mënyra e të folurit, njohja e materies që shtjellohet, thjeshtësia e paraqitjes së çështjeve, qasja ndaj audiencës dhe ndaj temës që shtjellohet, qartësia e mendimeve dhe shkathtësitë tjera oratorike, e bëjnë njeriun orator të mirë dhe jo vetëm aq, e bëjnë të denjë për një prijës (Ang.: leader) që ia vlenë t’i shkohet pas.

Në këtë ligjëratë të shkëlqyeshme, oratori me famë botërore Julian Treasure, në mënyrë mjeshtrore na tregon se si duhet mbajtur një ligjëratë që ia vlenë të dëgjohet.

Category