Learning to Teach in Practice: Finland’s Teacher Training Schools

424
Published on 12/10/2021 by

Mendoj se të gjithë pajtohemi se cilësia e arsimimit, në rend të parë varet nga arsimtarët.

Sistemi finlandez i shkollimit të arsimtarëve bazohet në nevojën për ushtrime praktike të punës me nxënës, sepse përveç bazave teorike, ata kanë nevojë për ushtrime praktike me nxënës. Këto ushtrime, ose ky trajnim, bëhet nën mbikqyrjen dhe mbështetjen të vazhdueshme profesionale nga trajnerët/arsimtarë shembullor dhe me eksperiencë dhe nga pedagogët, profesorë universitarë.

Trajnimeve praktike të mësuesve/arsimtarëve në Finlandë i ipet një rëndësi e dorës së parë dhe mendoj se ky aspekt i përgatitjes së arsimtarëve duhet fuqizohet edhe te ne, duke marrë si shembull modelin e Finlandës. Për këtë qëllim, në universitet janë krijuar klasa me nxënës në të cilat bëhet mësimi i zakonshëm, si në cilëndo shkollë tjetër, mirëpo arsimtarët-studentë mësojnë duke punuar konkretisht me nxënës dhe njëkohësisht kanë mbështetje të vazhdueshme nga trajnerët dhe profesorët e tyre. Aty, përveç diskutimeve, udhëzimeve dhe këmbimit të ideve me trajnerët dhe profesorët e tyre, ata mësojnë edhe nga demonstrimi konkret i orëve të mësimit që i mbajnë këta trajnerë. Pos kësaj, ata marrin pjesë edhe në hulumtime shkencore, së bashku me pedagogët dhe profesorët univeristarë.

Komponenti i trajnimit praktik me nxënës është i obligueshëm dhe merr rreth 15-20% të kohës së rregulltë të studimeve për arsimtarët e rinj, që zgjatë 5 vite dhe përfundon me nivelin master.

Category