Mysafiri i Mëngjesit – Aleksandër Peçi & Jeta Dida Bujari19.06.2021

305
Published on 20/06/2021 by

NJË MBRËMJE E PAHARRUESHME ME KOMPOZITORIN E MADH SHQIPTAR ALEKSANDËR PEÇI

Parmbrëmë, më 18 qershor 2021, në Sallën e Kuqe, u organizua një koncert i nxënësve të Shkollës më muzikës “Prenk Jakova”, që për të pranishmit do të mbetet në kujtesë si një spektakël me emocione që nuk do të harrohen përjetë. Koncerti dhe aktivitetet tjera që u bënë me këtë rast, i kushtohej ditëlindjes së 70 të kompozitorit të madh shqiptar Aleksandër Peçi. Me sa shihej nga broshura e botuar për këtë rast, këto aktivitete të Shkollës së muzikës i kishte përkrahur Komuna e Prishtinës.

Ajo që e bënë të veçantë këtë koncert është që kompozitori ynë i madh kishte vendosur të vij nga Tirana në Prishtinë për të marrë pjesë në një koncert të një shkolle të ultë dhe të mesme të muzikës. Pra, nuk bëhej fjalë për ndonjë ngjarje që e organizon Akademia e Muzikës, as Filharmonia jonë, e as ndonjë institucion tjetër shtetoror, gjë që do të ishte normale, sepse emri dhe figura e Aleksandër Peçit i përkasin, jo vetëm kombit shqiptar dhe Shqipërisë, por ai zë një vend të merituar edhe në nivelet botërore të muzikës klasike dhe bashkëkohore dhe të muzikës së filmit.

Ai, i përcjellur nga gruaja e tij Ana, si dhe violonçelisti virtuoz nga Tirana Klaudio Zoto, kishin ardhur të takohen, t’i dëgjojnë, t’i frymëzojnë e të ju japin këshilla fëmijëve dhe të rinjëve tanë në Kosovë, muzikantëve të ardhmërisë sonë.

Mund të paramendohet emocioni dhe gëzimi i nxënësve që kishin rastin të performojnë veprat e Aleksandër Peçit, para Tij personalisht, e pastaj edhe të ndëgjojnë vlerësimet dhe këshillat e tij! Një fjalë e urtë japoneze thot: “Më shumë vlenë një ditë me një mësues të madh se sa 1000 ditë mësimi me përkushtim.”

Një moment tjetër tejet emocionues ishte edhe performimi i nxënëses së kl.10, Marigona Hamiti, që iu afrua skenës e përcjellur për dore, sepse nuk shihte se ku është pianoja… Pasi e përfundoi performancën e saj, e tërë salla brofi në këmbë me ovacione, kurse kompozitori doli në skenë dhe e përqafoi… Ky ishte një shembull i admirueshëm i konceptit të gjithpërfshirjes në arsim, një lekcion edukativ i Profesorit Peçi mbi humanzmin dhe empatinë që aq shumë kemi nevojë ta shohim në jetën tonë të përditshme. Po qa të mrekullueshëm ishin edhe të gjithë pjesëmarrësit në koncert, kryesisht rinia dhe fëmijët tanë artdashës.

Ne, pjesëtarët e gjeneratave të vjetra të arsimit, nuk mund të mos e përkujtonim në këto momente, kontributin e mësuesve shqiptarë, që gjatë Luftës së 2. Botërore erdhën si vullnetarë nga Shqipëria për t’i vënë themelet e arsimit shqiptar në Kosovë. Figura e kompozitorit Peçi tregon se edhe ai po e përmbushë këtë mision kombëtar, ashtu si e tha Drejtoresha e Shkollës, Jeta Dida Bujari në fjalën e vet përshëndetëse: “Aleksandër Peçi, me opusin e krijimtarisë artistike të vet, dëshmon se është jo vetëm Mjeshtër i spikatur i artit muzikor, që tejkalon kufinjtë tanë etnik e shtetror, por edhe Mbrojtës i madh i identitetit kulturor shqiptar.”

Category