NFT’s Explained in 4 minutes!

547
Published on 19/01/2022 by

Një koncept fundamental që do ta revolucionarizoj Internetin është NFT (Non-fungible token). NFT është një lloj monedhe që e cakton vlerën e një fajlli, vepre arti apo çfarëdo elementi që është prezent në Internet. Kjo vlerë i takon pronarit të këtij elementi dhe vlera e tij rritet nëse ky element përdoret, shikohet nga kushdoqoftë.
P.sh. në rastin e autorëve të veprave artistike, shkrimeve, pikturave, muzikës, performancës artistike etj., NFT-të i takojnë ekskluzivisht autorit/pronarit të veprës. Sa më shumë qasje në këto vepra aq më e madhe bëhet vlera e NFT-së.
Duke përdorur algoritmat e blockchain, eliminohet nevoja që të ketë ndërmjetësues, p.sh. në mes të autorit të një romani dhe lexuesve të tij, pra nuk ka nevojë për botues të veprës, njësoj sikurse nuk ka nevojë për bankë në rastin e përdorimit të kriptovalutave.
Ky koncept mundëson që njerëzit të përdorin Internetin pa asnjë ndërmjetësues, që dmth. secili pjesëmarrës në Internet është pronar i pakontestueshëm i vlerave që i boton në Internet.
Natyrisht kjo teknologji duhet të avancohet më tutje dhe për ta bërë këtë aplikohen sisteme softuerike të inteligjencës artificiale.

Category