[ÖBB]Semmeringbahn, Semmering Railway

55
Published on 24/05/2019 by

Carl Ritter von Ghega ose Karl Gega (1802 – 1860) http://bit.ly/2X8baoM ka qenë inxhinier austriak me prejardhje shqiptare, i lindur në Venedik.

Ai është inxhinieri i hekurudhave dhe arkitekti më prominent në historinë e Austrisë. Për këtë arësye është emërtuar me emër fisniku i perandorisë austriake: Ritter.

Kryevepra inxhinierike e tij është projekti i hekurudhës së Semmeringut, http://bit.ly/2WZ0fO9 që ka qenë projekt jashtëzakonisht i rëndë për tu realizuar dhe shumëkush tëbotë ka menduar se është e pamundur të realizohet.

Kjo hekurudhë u ndërtua brenda 6 vitesh, prej 1848 deri 1854, sipas dizajnit dhe udhëheqjes së Karl Gegës. Për realizimin e saj u angazhuan 20,000 njerëz.

Hekurudha e Semeringut i lidhë qytetet Glognitz dhe Mürzzuschlag, që gjenden në jug-perendim të Vienës dhe është e gjatë 41km me diferencë të lartësisë mbidetare prej 460m.

Kjo hekurudhë ka 14 tunele  (më i gjati është 1431m), 16 viadukte masive, disa edhe me dy kate, mbi 100 ura harkore prej guri dhe 11 ura të vogla prej hekuri.

Pjerrësitë e mëdha, deri në 2.5% dhe kthesa të rrepta, ishin të papërballueshme për lokomotivat e kohës, andaj u bë një konkurs ndërkombëtar për konstruktimin e lokomotivave speciale për këtë projekt.

Kjo hekurudhë është aktive edhe sot dhe gëzon mbrojtjen e UNESCO-s. Shtegu i saj gjarpëror, i inkorporuar me mjeshtri në me natyrën dhe reliefin pitoresk, edhe paraqet një atrakcion të bukur turistik.

Category