Omar Khayyam Documentary Full Movie

188
Published on 03/06/2019 by

Omar Khayyami, (18 maj 1048 – 4 dhjetor 1131), shkencëtar, matematikan, astronom, poet dhe filosof i Persisë së lashtë (Irani sot),  është njëri nga mendjet më të ndritura, jo vetëm të botës islame, por edhe të mbarë njerzimit.

Ne e njohim atë përmes vargjeve poetike Rubaiyyat, vepër kjo që është përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga Fan Noli. Kjo vepër konsiderohet njëra prej kryeveprave të letërsisë botërore.

Mirëpo, kontributet e Khayyamit në shkencën e matematikës dhe astronomisë janë tejet fundamentale. Me dyshimin për vërtetësinë e aksiomit të 5. të gjeometrisë së Euklidit, ai do të hapë horizontet e reja të gjeometrisë (gjeometria jo-euklidiane), dhe të mendimit matematikor dhe shkencor në përgjithësi, që do të frymëzojnë gjeneratat e ardhëshme të shkencëtarëve deri edhe te Albert Einsteini dhe teoria e tije relativitetit.

Në lëmin e astronomisë ai ka matur dhe llogaritur se kohëzgjatja e një viti është 365.2422 ditë, ndërsa sot me mjetet më moderne teknologjike, viti mesatar tropikal është përcaktuar me 365. 242189 ditë!

Për më shumë shikoni vegzën http://bit.ly/2ETcyVk .

Në fund, ja edhe një rubayyi i bukur për Diellin, Natyrën, gruan, foshnjën dhe gëzimin rrezaton buzëqeshja e saj:

“Kur Diellin, me zjarr kurorëzuar,
E pret nga pas Natyra faqeshkruar.
Shoqen me mall e shoh n’gjumë shtruar
Dhe foshnjen buzëqeshur më të zgjuar.”

 

Category