Omar Khayyam Documentary Full Movie

122
Published on 21/05/2020 by

Ja një varg poetik, rubai, e shkruar nga Omar Khayyami, që tregon për brishtësinë e qenies njerëzore, temë kjo që shpesh na sillet në mendime në kohë të pandemisë që po jetojmë:
“Kjo Botë me shkëlqime s’është hiç!
Ky Qiell me Serafime s’është hiç!
Ky fron i Jetës plot me ëndërrime
Na varret mbi një qime, s’është hiç!”
Ne shqiptarët e njohim Omar Khayyamin pas përkthimit të famshëm të vargjeve madhështore të tij të quajtura Rubairat nga Fan Noli. Kjo vepër e Khayyamit është një nga veprat që përkah bukuria e tyre ka mahnitur njerëzit ndër shekuj dhe vazhdon të jetë edhe sot një margaritar poezie.
Përveç që ishte poet i madh Omar Khayyam (shek. XII), ishte edhe një shkencëtar, astronom, por dhe matematikan i shquar. Së bashku me Al-Haytham (shek.XI) dhe Al-Tusi (shek.13) ai ishte ndër të parët që e shkruajti një tezë ku i shpalosë dyshimet e veta ndaj gjeometrisë së Euklidit. Shumë më vonë, matematikani gjerman Carl Friedrich Gauss (shek.XIX) do ti vë themelet e gjeometrisë jo-euklidiane.

P.s. Rubairat mund ti gjeni në linkun: https://bit.ly/2TshpUx

Category