PHC Film: Soil is a living organism

35
Published on 20/05/2019 by

Toka humusore është një ambient biologjik ideal ku rriten rrënjët e bimëve. Ajo përmbanë minerale, rërë, ujë, ajër si dhe organizma të gjallë e të vdekur, përfshirë një llojllojshmëri të mikro organizmave.

Mikro organizmat kanë një rol të rëndësishëm për mbështetjen e proceseve të jetëdhënëse të rrënjëve të bimëve. Ato shndërrojnë oksigjenin në dioksid karboni si dhe krijojnë materiale ushqyese të nevojshme për rritjen e bimëve.

Rrënjët e bimëve janë shumë më aktive gjatë periudhës së vegjetacionit, sepse gjatë asaj kohe zhvillohen zgjatje të tyre që shtrihen në thellësi të tokës, duke krijuar kanale mikroskopike prej kah nxjerrin materiet ushqyese, ujin dhe ajrin nga toka. Këto kanale shërbejnë edhe për gjeneratat pasuese të bimëve, andaj, për ti ruajtur ato, lavrimi i tokës nuk duhet bërë shumë thellë.

Category