Reading Omar Khayyam’s Ruba’iyyat with Their Historical Context

281
Published on 25/05/2020 by

Babai i tij ka qenë tenda-punues që në persishte quhet khayyam. Omari ishte vetëm 5 vite e gjysëm kur e pyet babain e vet se a mund të shkojë në shkollë. Babai, duke qenë se ishin të varfër, i drejtohet për ndihmë imamit të xhamisë, duke i treguar për dëshirën e djalit të vet dhe ai natyrisht e pyet se pse i intereson të shkojë në shkollë, çka din ai prej diturive që mund të tregojë? Omari i përgjigjet se e din Kur’anin! Mirë, i përgjigjet imami, cilën prej syreve mund të ma tregosh? Ju tregoni se cilën syre ta recitojë, i përgjigjet vogëlushi Omar dhe unë do ta recitojë. Më pas imami e pyet për njerën, pastaj tjetrën e kështu shumë pjesë të Librit të shenjtë dhe Omari i reciton ato me saktësi. Jashtëzakonisht i befasur imami e pyet se ku ka mësuar Kur’anin dhe ky i përgjigjet se e ka mësuar gjatë vizitave në xhami që ka bërë me babain e vet… Histori e mahnitshme e fëmijërisë së këtij gjeniu të shkencave, filozofisë, poezisë që do të ndriçojë ndër shekuj me veprat e veta madhështore.
Për Omar Khayyamin deri sot janë botuar mbi 11,000 libra!
(Këtë histori të bukur e mësova nga kjo ligjëratë për Rubairat të Mehdi Aminrazavit, profesor i filozofisë dhe religjionit në University of Mary Washington të mbajtur në Library of Congress në Washington DC.

Category