Shtëpia Jonë | Planeti i Fëmijëve™ — Këngë & Dituri

363
Published on 12/03/2022 by

“Planeti i Fëmijëve™” – një risi e vëçantë për arsimin tonë!

Në këtë kanal të YouTube janë botuar disa video të cilësisë kulmore edukative për fëmijët e moshave 2-8 vjeç. Porosia e videove del shumë atraktive, e qartë për fëmijë, argëtuese dhe mbi të gjithash edukative.

Të mbash vëmendjen e fëmijëve gjatë proceseve arsimore, është një prej sfidave më të mëdha pedagogjike. Autorët ia kanë qëlluar me të gjitha elementet e videos që janë origjinale dhe të cilësisë së lartë, duke filluar prej muzikës, përformimit muzikor, animacioneve atraktive dhe porosive të qarta dhe të kuptueshme për moshën e audiencës së synuar.

Këto kryevepra të krijimtarisë digjitale arsimore, janë shembull i shkëlqyeshëm se si duhen prodhuar materialet mësimore sot, në shekullin e informatikës dhe teknologjisë digjitale. Një këngë e tillë për fëmijët, vlenë më shumë se, p.sh. një libër klasik për ruajtjen e mjedisit, sepse e cytë imagjinatën e tyre krijuese, i mbushë ata me gëzim dhe mbetet në kujtesën permanente të tyre.

Autorëve dhe ekipit krijues të “Planeti i Fëmijëve™”, i uroj punë të mbarë me vepra të reja për të cilat ka aq shumë nevojë arsimi ynë.

Category