Simulating Natural Selection

98
Published on 02/05/2019 by

Evolucioni biologjik përmes selekcionit natyror është njera prej teorive më të rëndësishme të shkencës së biologjisë dhe të shkencave në përgjithësi. Themeluesi i saj Charles Darwin (1809-1882) ka vëzhguar zhvillimin e specieve në mjedisin natyror, duke qëndruar me vite të tëra në vende si ishujt Gallapagos, etj. Ai dhe pastaj edhe shumë shkencëtarë tjerë do të vënë themelet e Darwinizmit që shpiegon se si zhvillohen speciet, brez pas brezi, duke iu adaptuar kushteve të mjedisit dhe konkurrencës, përmes ndryshimeve gjenetike që i avancojnë aftësitë e tyre në luftën për mbijetesë, konkurim dhe riprodhim (shumim).

Në këtë video janë prezantuar në mënyrë shumë ilustrative simulimet matematikore të proceseve të selekcionit natyror. p.sh. Si ndikon në aftësinë e mbijetesës shpejtësia e species për të kapur ushqimin, madhësia e species, ose shqisa e nuhatjes?

Një video e shkëlqyeshme për shtjellimin e kësaj teme në lëndën e biologjisë.

Category