Spain’s radical climate change plan | Picture This

46
Published on 15/04/2019 by

Qeveria e Spanjës ka aprovuar një plan radikal për të kaluar në shfrytëzimin e energjive të ripërtëritshme tërësisht, 100%, deri në vitin 2050! Ky është vendi i pestë evropian që po vendosë të eliminojë plotësisht shfrytëzimin e burimeve fosile të energjisë ndërsa në institucionet evropiane është duke u zhvilluar një debat tejet serioz për veprime të ngjashme në sektorin energjetik, me synim që të përgatitet një platformë e përbashkët e anëtarëve të BE-së për Konferencën e OKB-së për ndryshime klimatike që është e paraparë të mbahet në tetor 2019.

Nga ana tjetër, para disa ditësh është botuar një studim i EWG dhe Universiteti LUT me titull: “Global Energy System based on 100% Renewable Energy” (Sistemi botëror i energjisë i bazuar 100% në energji të ripërtëritshme), ku tregohet se bota deri në vitin 2050 do të orientohet tërësisht në burimet e ripërtëritshme. Sipas këtij studimi, energjitë e ripërtëritshme, jo vetëm që do ta zbusin në mënyrë drastike problemin e ngrohjes globale, por paraqesin opsion më fisibil ekonomikisht, me rritje të punësimit dhe aspekte tjera pozitive të padiskutueshme.

Andaj, është momenti i fundit që edhe Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, me vendosmëri dhe përkushtim serioz, të ndërmarrin veprime për adoptimin e strategjisë së re energjetike që është në konformitet me këto zhvillime të rëndësishme në Evropë dhe në botë. Përndryshe, sistemi ynë energjetik do të mbetet jashta kohës, arkaik dhe jocivilizues.

Category