Systems Change

86
Published on 09/05/2019 by

Sistemet shoqërore janë komplekse dhe ato nuk mund të ndryshohen nëse nuk e kuptojmë këtë kompleksitet. Sistemet pra nuk mund të ndryshohen nëse e ndryshojmë vetëm një ose disa pjesë të tij, por vetëm nëse e ndryshojmë strukturën dhe ndërvarësitë komplekse të sistemit si tërësi.

Qasja e thjeshtësur për ndryshimin e sistemit, duke ndryshuar një pjesë të veçantë të tij, zakonisht do të prodhoj ndërlikime apo edhe thellimin e problemeve të sistemit, si që ka ndodhur p.sh. me ndalimin e alkoolit në SHBA gjatë viteve të prohibicionit. Në vend se të zvoglohet konsumi i alkoolit, ka ndodhur që alkooli është konsumuar përsëri, mirëpo njëkohësisht është paraqitur një problem i ri, tejet i rëndë shoqëror: janë paraqitur bandat kriminale që kanë bërë biznes ilegal me alkool.

Prandaj mdryshimin e sistemit duhet kuptuar si proces të evolucionit, ngjashëm me evolucionin biologjik, ku ndryshimi bëhet në nivel të ekosistemit.

Category