Testing, Testing | Linda Darling-Hammond | TEDxStanford

244
Published on 10/05/2019 by
  • Sipas profesoreshës së edukimit në Universitetin e Stanfordit, testet i bëjnë nxënësit të ndjejnë më shumë frikë dhe më pak kënaqësi.
  • Ajo tregon edhe për vajzën e saj që kishte ardhur e tmerruar nga testi në qerdhen e fëmijëve, kur kishte kuptuar se fëmijët, pas këtij testi, do të ndahen në klasë të nxënësve të mençur dhe në klasë të budallenjëve, kur do të shkojnë në shkollë vitin e ardhshëm. Ajo gjithashtu tregon se po shpeshtohen raportet për stresin dhe vuajtjet që po përjetojnë nxënësit prej testeve.
  • Rritja dhe zgjerimi i testimit në shkolla dhe kurrukula në SHBA, po shkakton lënien anash të hulumtimit dhe shkrimit, shkencën dhe studimet shoqërore, artin, muzikën dhe edukatën fizike dhe mësimin e gjuhëve të huaja, përkundër faktit që tashmë është dëshmuar nga shkencat kongnitive, se pikërisht këto të fundit e zgjerojnë kapacitetin kognitiv dhe inteligjencën bazike, që i zgjerojnë të arriturat dhe rezultatet në shumë lëmenjë.
Category