Debati për reformën e arsimit, sidomos në nivelin universitar, as që ka filluar fare. Tregu i punës kërkon profile profesionale që para vetëm 5 vitesh as që kemi ditur se do të ekzistojnë. Sot po ndodhë, para syve tanë, që njerëzit që po e kryejnë një fakultet, nuk po mund të punësohen as në tregun vendor e as në atë të jashtëm. Arsimi parauniversitar po vendnumëron edhe pse rezultatet e PISA kanë treguar se ku jemi dhe askush nuk po pret se rezultatet e testit që u bë sivjet do të jenë më të mira.
Kjo vetëm tregon se sa jemi ne të gatshëm si shoqëri për tu ballafaquar me ndryshimet transformative që po ndodhin në botë.
Ky inercion i sistemeve të arsimit, për tu ballafaquar me sfidat e shekullit 21., po ndodhë edhe në vendet tjera të botës, përfshirë edhe vendet me demokraci, tradita dhe ekonomi të avancuara.
Në vijim është intervista me Presidentin e Universitetit Shtetëror të Arizonës, Z. Michael Crow, ku ai tregon vizionin e tij dhe suksesin që ka arritur ky universitet në këto 20 vitet e fundit.