The Babies Teaching Kindness in Class – BBC News

36
Published on 17/04/2019 by

Konceptet bazë mbi të cilat është ndërtuar qyetetrimi po ndryshojnë me shpejtësi. Në shekullin XX njerëzit punonin shumë punë që ishin përsëritje mekanike e një numri operacionesh, kurse tash këtë lloj të punëve e bëjnë makinat e automatizuara dhe me inteligjencë artificiale.

Sistemet shkollore që ishin të dizajnuara për të prodhuar fuqi punëtore që dinte të bënte punët e tilla përsëritëse dhe monotone tash duhet të zëvendësohen me sisteme tjera. Brezi i ri duhet të përgatitet për një mjedis të ri të jetës dhe punës që është në pajtim me ndryshimet që po ndodhin. Jo vetëm sistemet e edukimit, por edhe mënyra e të bërit biznes, duhet t’i adaptohen kushteve plotësisht të reja.

Krahas kësaj, pabarazia në mes njerëzve, dallimi gjithnjë e më i madh në mes të shteteve të pasura dhe të varfëra po rritet, ndërsa nga vendet ku po shafqen kriza, po emigrojnë lumenjë refugjatësh, fenomen ky që po merr përmasa alarmante. Vendet e pasura nuk po dinë se si të veprojnë, sepse ky fenomen është pak i studjuar dhe mungojnë përvojat nga e kaluara.

Andaj, ndryshimet rrënjësore po bëhen imperativ i kohës. Në rrënjën e problemit po dallohet dehumanizimi, grykësia, konsumi i shfrenuar i resurseve natyrore dhe i të mirave materiale. E tërë kjo po shkakton edhe degradimin e rëndë të mjedisit jetësor, jo vetëm për njerëzit, por edhe për tërë ekosistemin e jetës në planetin tonë Tokë.

Duke e parë se në fokus të problemit po qëndrojnë raportet njerëzore, kultivimi i ndjenjave të empatisë po vehet në qendër të ndyshimeve të paradigmës së edukimit dhe ndërmarrësisë.

Në këtë video të BBC shihet se si kultivohet ndjenja e empatisë për fëminë 7 muajsh në një klasë filloristësh kureshtarë dhe kjo është vetëm njëra prej videove ilustrative në kuadër të platformës: “Ashoka Changemaker Education Pathway” http://bit.ly/2VY6PUo (“Udhërrëfyesi për edukim ndryshimtarë”) që e ka lancuar shoqata ASHOKA, pioniere për ndryshimtari dhe ndërmarrësi shoqërore në botë.

Category