Want to learn better? Start mind mapping | Hazel Wagner | TEDxNaperville

416
Published on 31/01/2022 by

Si të mësojmë më mirë? Kjo është mbretëresha e pyetjeve për nxënësit dhe studentët, por edhe për çdokend që nuk është ndalur së mësuari edhe nëse i ka kaluar 70 vite të moshës (si puna ime)! Në fakt, pyetja e saktë duhet të jetë: Si ta ndihmojmë trurin ose mendjen tonë të mësojë?
Njëra prej teknikave interesante, që do ta mësoni nga prezantimi në këtë video, është “harta e mendimeve”. (Nëse e kam përkthyer mirë nga gjuha angleze: “mind mapping”.)
Më bëri shumë përshtypje kjo metodë, sepse një teknikë të ngjajshme më ka mësuar babai im dhe e kam përdorë me shumë sukses kur kam qenë nxënës dhe pastaj student: E shkruaja në mënyrë tejet koncize, me vetëm disa fjalë, vizatime dhe formula, përmbajtjen e secilës temë mësimore. Kështu, pas një semestri, unë e kisha regjistruar tërë lëndën në vetëm disa fletë (10-15) të fletores. Kështu që përsëritjen e tërë lëndës e bëja për më pak se një orë!

Category