‘What if Finland’s Great Teachers Taught in Your Schools?’ Pasi Sahlberg – WISE 2013 Focus

351
Published on 24/10/2019 by

“Po të kishim mundësi t’i ndërrojmë të gjithë mësuesit tanë me mësues finlandez, a do të ndodhte mrekullia që nxënësit tanë, brenda p.sh. 5 vitesh, të bëheshin të suksesshëm si nxënësit finlandez?” Kjo është një pyetje hipotetike që trajtohet në këtë ligjëratë të shkëlqyeshme mbi ndikimin e cilësisë së mësuesve në cilësinë e sistemit të edukimit në përgjithësi.

Ne të gjithë po i dimë kushtet e shkollave tona, edukatën e mëngët në familjet tona, korrupcionin që nuk po ndalet në institucionet tona shtetrore të stërmbushura me analfabetë funksional, etj. Por, një cilësi ose arma më e fuqishme e arsimtarëve, të cilën askush nuk mund të na marrë as të na japë dhuratë, është në dorën tonë: pasioni dhe dashuria për nxënësit, fëmijët tanë, që janë ndëruesit e të ardhmes së kësaj shoqërie e të këtij shteti.
Që ne arsimtarët mund të bëjmë të pamundurën tregon shembulli i xhudisteve tona dhe futbollistëve të Kosovës, që kanë arritur rezultate që po e mahnisin tërë botën, ndësa rrjedhin nga një trevë që përkah tradita e xhudos apo e futbollit as nuk mund të krahasohet me traditat shekullore të Japonisë, Anglisë, Holandës apo Gjermanisë.
Dhe e gjithë bota e qytetruar na durtrokitë për sukseset tona: Majlindën e presin në aeroportin e Tokios me flamurin e Kosovës fëmijët japonezë, ndërsa tifozët dhe mediat britanike thurrin lavdata për kombëtaren tonë, sepse ata e dinë shumë mirë që rezultatet tona po i arrijmë me punë, pasion, shpirt trimëror, bashkëpunim ekipor dhe me zemër.
Andaj, mbi të gjitha, është në dorën tonë, në dorën e arsimtarëve, që ta bëjmë edhe edukimin të lulëzojë në Kosovë.
Për tu frymëzuar edhe më shumë, shihni edhe një tregim të një mësuesi të dalluar amerikan, që është botuar më heret në ZGJOI për dashurinë vetësakrifikuese të mësuesit që është kulmi i artit të edukimit të fëmijëve (veçanërisht nga minuta 13:32), https://bit.ly/2Ng4MrK .

Category