Who Shares Your Birthday?

415
Published on 14/04/2020 by

Një fushë interesante e matematikës që po bëhet shumë popullore kohët e fundit është teoria e gjasave ose e probabilitetit. Ne shpesh mendojmë se kemi prirje për ta përcaktuar gjasën e ndonjë ngjarjeje, thjeshtë sipas intuitës. P.sh. kur e presim autobusin urban që qarkullon çdo 20 minuta, ne e dimë se koha që duhet të presim autobusin në një stacion, është rreth 10 minuta, plus-minus disa minuta.  Kur kemi fat, ai vie më heret, por ndonjëherë sapo na ka ikur dhe duhet të presim rreth 20 minuta. Natyrisht nëse nuk ndodhë ndonjë çrregullim në komunikacion.

Por a mund të mbështetemi gjithmonë në intuitë? P.sh. sa është gjasa që në një grup prej 100 njerëz, së pakut dy prej tyre e festojnë ditëlindjen në të njejtën ditë? Shihni këtë video para se të bëni bast me dikend sepse rezultati i kalkulimit të gjasës mund të jetë shumë paradoksal (Paradoksal dmth. i pabesueshëm por i saktë).

Category